Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë mbrëmë përurimin e ndriçimit publik përgjatë rrugës kryesore Viti-Drobesh.
Me këtë rast në përurimin e këtij projekti kanë marrë pjesë edhe disa qytetarë të cilët e kanë mirëpritur vendosjen e ndriçimit publik por edhe ndërtimin e trotuarit përgjatë kësaj rruge.
Haliti ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë, mbetet e angazhuar të realizoj projekte të shumta dhe theksoj se ndriçimi publik dhe trotuari ndikojnë pozitivisht në sigurinë e qytetarëve.