Një jetë në shërbim të dijes

Një jetë në shërbim të dijes

Fillimi i vitit të ri shkollor 2019/20, shënoi edhe datëlindjen e 65 të arsimtares Ajshe Redenica-Maliqi dhe pensionimin e saj.

Të flasësh e të shkruash për një profesionin e një mësimdhënëseje, para se gjithash është mbi të gjitha përgjegjësi, sepse mësimdhënësit në radhë të parë duhet të jenë misionarë, para se të jenë pedagogë dhe profesionistë fushash të ndryshme.

Pikërisht më 2.9.1954 në fshatin Marocë të Komunës së Kamenicës u lind Ajshe Redenica. Klasën e parë e kreu në Poliçkë, ndërsa shkollimin tjetër fillor e kreu në Shkollën fillore (“Vuk Karaxhiq”)”Thimi Mitko” e sotme.

Pas shkollës fillore regjistrohet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, të cilin e përfundon me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1972/73.

Studimet në FSHMN-drejtimi i biologjisë i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës.

Në dhjetorin e vitin 1976 për shkak të mungesës së kuadrit, si studente detyrohet të filloj punën nē Akademinë Pedagogjike në Gjilan si profesoreshë e lëndës së biologjisë. Më pas arsimtaren Ajshe e gjejmë në QAMO, në Shf.”Nazim Hikmeti” në Dobërqan, në Shf.”Selami Hallaqi” Gjilan, “Dëshmorët e Kombit” Livoç i Poshtëm, Llashticë.

Për shkaqe familjare detyrohet t’i ndërpres studimet nē FSHMN në Prishtinë, duke shkallëzuar ato në SHLP.”Bajram Curri në Gjakovë, të cilat në degët biologji-kimi suksesshëm i përfundon.

Në vitin shkollor 1986 punën e vazhdon në Shf.”Liria” të Pograxhës ku punoi kohën më të gjatë (16 vite), për të vazhduar më pas në Shf.”Abaz Ajeti” në Gjilan, mandej transferohet në Shfmu.”Rexhep Elmazi”, ku edhe vazhdoi deri në fund të karrierës së saj prej mësimdhënëseje, pedagoge, kolege shembullore.

Gjatë misionit të saj 42 vjeçar arsimtarja Ajshe arriti edhe rezultate të lakmueshme kudo që punoi. Udhëhoqi suksesshëm grupet e ekologëve. Në ish Jugosllavi ajo arriti që me nxënësin Arben Elezi (tani Doktor specialist në Paris) ta zë vendin e dytë në nivel Republikan.

Ish nxënësit e arsimtares Ajshe Redenica-Maliqi sot i gjen anë e kënd vendit dhe jashtë, në profesione të ndryshe; mësimdhënës, doktor, inxhinier, arkitekt, aktorë, politologë, e profesione tjera.

Urojmë, që arsimtarja Ajshe pensionin ta gëzoj shëndetshëm, e lumtur e për kohë të gjatë dhe ta përcjellë përvojën e saj tek të tjerët.

/Nehat M Ramadani/

KOMENTE