Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, në përbërje të Prof. Milan Pol, Prof. Magdalena Platis dhe lidhje online ishte Ms. Lali Giorgitze, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës drejtori Naim Gashi dhe zyrtarja Leona Kovaçi.
Grupi i ekspertëve ndërkombëtar dhe ata të AKA-së kanë zhvilluar takime të ndara veç e veç me shtatë grupe të organizuara nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve fillimisht ishte menaxhmentit, pastaj përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe shërbimet administrative, më pas takim është mbajtur me dekanët e fakulteteve, në ndërkohë me stafit akademik, po ashtu sipas agjendës është mbajtur takim me studentët e UKZ-së, e në ndërkohë edhe më studentët e diplomuar, si dhe me punëdhënësit e të diplomuarve dhe palët e jashtme të interesit.
Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces si nga UKZ po ashtu edhe nga AKA-ja. Ai theksoi se në UKZ ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.
Grupi i ekspertëve për akreditim, kanë vizituar hapësirat e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ku kanë parë se si zhvillohet puna me studentët, hapësirat laboratorike dhe kabinetet në të cilat kryhet puna praktike.
Procesi i ri-akreditimit Institucional përfshin sigurimin e brendshëm dhe sigurimin e jashtëm të cilësisë, i cili vazhdon të mbetet mjeti kryesor për vendosjen e standardeve të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. /2LONLINE/