U mbajt trajnimi me fermerët, shoqatat e organizatat vitiase me temë: “Roli dhe Rëndësia e Marketingut te Bizneset Bujqësore”.
Nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, është mbajtur sot trajnimi me fermerët, shoqatat dhe bizneset të cilat veprojnë në komunën e Vitisë me temën “Roli dhe Rëndësia e Marketingut te Bizneset Bujqësore”.
Ky trajnim organizohet nga Projekti “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” DK-MBPZHR-së, të cilën e implementon organizata KDC. Trajnimin e mbajti Sadulla Ahmeti, Inxhinier i Bujqësisë dhe këshilltar privat i licencuar. /2LONLINE/