DYLON

Yll Ibrahimi zyrtarizohet te Gjilani

Yll Ibrahimi zyrtarizohet te Gjilani
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Yll Ibrahimi. Nënshkrimi në bashkëpunimin e arritur është i vlefshëm gjerë në verën e vitit 2027.

Ibrahimi ndërron ambient në dhomat e zhveshjes, pasi që më parë ishte pjesë e klubit Drita nga Gjilani.

EkoHigjiena

“20-vjeçari luan në pozitën e anësorit të majtë dhe është i gatshëm për stafin teknik në prag të fillimit të fazës përgatitore”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Duhet theksuar se Ibrahimi ishte pjesë e rregullt e moshave të Përfaqësueses së Kosovës.

“Ylli është pritur nga drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili i ka përgëzuar atë për zgjedhjen e bërë dhe i ka uruar sukses në sfidat të cilat janë në pritje”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.