Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i Autoritetit Kombëtarë kundër Trafikimit të Qenieve. Në këtë takim u diskutua për raportin vjetor të progresit për trafikimin e qenie njerëzore të vitit 2017, TIP raportin e vitit 2017 dhe për përgatitjen e rishikimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Koordinatori Nacional kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, vuri në dukje se raporti i vitit 2017 ka përfunduar dhe është bërë një punë shumë e mirë nga të gjitha autoritetet dhe për këtë falënderoi të gjithë akterët e përfshirë.
Zëvendësministri Radojevic theksoi se janë dhënë edhe përgjigjët për TIP raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u vlerësua se ka arritje, por duhet ende angazhim. Ai po ashtu bëri të ditur edhe për nismat rajonale që do të merren këtë vit me qëllim të luftimit të kësaj dukurie.
Është potencuar se duhet punuar drejtë harmonizimit të statistikave të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore. Me ç’rast zëvendësministri Radojevic vuri në dukje se gjatë këtij viti do të jetë top prioritet hartimi i një sistemi të unifikuar për bazën e të dhënave në të cilin do të dërgohen të dhënat relevante për rastet e trafikimit me njerëz.
Të gjithë përfaqësuesit e autoritet kombëtarë raportuan prioritet për vitin 2018 që kanë secili institucion dhe organizatë sa i përket punës së secilit, në mënyrë që të koordinohet të gjitha veprimet.