Në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOad), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), është mbajtur sot në Viti një takim informues me fermerët e komunës së Vitisë, me qëllim të promovimit të sektorit të Bimëve Mjeksore Aromatike.
Nita Ferizi Sadiku menaxhere e projektit për komunën e Vitisë, ka theksuar se ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e fermerëve të kësaj komune që merren me kultivimin e bimëve mjekësore aromatike.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se ne po bëjmë shumë punë në shumë sektor, por edhe po realizojm një sërë projektesh të kësaj natyre.
“Në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, po implementohen projekte që po ndikojn në zhvillimin e shumë sektorëve në komunën tonë, siç janë: blegtoria, perimtaria, pemëtaria, etj. Qëllimi ynë gjithnjë ka qenë mbështetja e fermerëve, por edhe shfrytëzimi i potencialeve që ka komuna e Vitisë” , ka thënë kryetari Haliti,
duke falenderuar donatorët dhe garantoj bashkëpunim të ndërsjelltë. Ai po ashtu ka thënë se implementimi i suksesshëm i projektit, sjell edhe projekte të tjera, që zhvillojn sektorët tjerë.
Ndërsa Fjolla Raifi nga UNDP, ka thënë se ky takim, në kuadër të këtij projekti, është ndër takimet e para që mbahet në komunat partnere. Ajo theksoi se janë 5 komuna përfituese të këtij projekti.
Ndërkohë, ajo është fokusuar edhe në kampanjën kundër dhunës ndaj femrës, kurse ka falenderuar komunën e Vitisë dhe kryetarin Haliti për bashkëpunimin e deritanishëm.