(2L ONLINE) – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur seancën e 9 të rregullt të saj. Gjatë kësaj seance janë paraqitur pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar – shtator 2014.
Gjithashtu anëtarët e këtij Kuvendi pasi që shqyrtuan propozim vendimet e rendit të ditës me shumicë votash u votua për propozim vendim për emërimin e rrugëve në qytetin e Vitisë dhe fshatrave të kësaj komune, por njëherit bashkë më të Kuvendi vendosi që I njejti komision të jetë përgjegjës edhe për emërimin e shesheve.
Ndërkaq edhe Propozim vendim për caktimin e emrave rezervë për emërimin e rrugëve në qytetin e Vitisë dhe fshatrave të Komunës së Vitisë është aprovuar me shumicë votash.
Ky kuvend me shumicë votash votoj edhe për Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm për parcelat kadastrale nr. 3461-1, 3461-51, nr .3461-161, nr. 2495-0, nr. 2485-0, nr .2484-11, nr 2484-12 në ZK Viti dhe parcelat kadastrale nr. 596-2 dhe 596-3 në ZK Drobesh,
Propozim vendim për rishqyrtimin e vendimit për Komitetin për Politik dhe Financa poashtu ka gjetur përkrahjen e shumicës së këshilltarëve, duke u pajtuar qe në këtë Komitet të jetë i përfaqësuar edhe një anëtarë nga subjekti politik NISMA.
Kuvendi I Vitisë ka votuar edhe për një propozim tjetër dhe atë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të disa pronave të paluajtshme të kësaj Komune për Kompaninë “Eko-Energji “SH.P.K nga Pozherani me qëllim të ndërtimit të një minihidrocentralit me kapacitet 0.60 MW./2L ONLINE/