Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur sot punëtorinë për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028.
Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të fermerëve, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre.
Edhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se një strategji e tillë do t’i shërbejë në të ardhmen sektorit të bujqësisë dhe gjithë komunitetit vitias.
Ndërsa Agim Zuzaku – udhërrëfyes për hartimin e kësaj strategjie, ka vlerësuar lartë punën e GLV-së së Vitisë, duke theksuar se puna dhe angazhimi i tyre, është e dalluar nga GLV-të e komunave tjera.
Përndryshe, pjesmarrës në këtë punëtori ishin ekspert të bujqësisë, inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale dhe fermer. Kjo strategji pritet të hartohet së shpejti. /2LONLINE/