DYLON

FSK-ja fillon operacionet e deminimit

FSK-ja fillon operacionet e deminimit
Avatar photo Redaksia

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për  pastrimin e  fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2023 njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Për të filluar me operacionet, pjesëtaret e Kompanisë së Deminimit (KOMPDEM), kanë ndjekur  trajnime rifreskuese për procedurat e punës, trajnim certifikues për pjesëtaret e rinjë që janë bërë pjesë e kësaj kompanie si dhe kanë bërë përgatitjen dhe inspektimin e pajisjeve që do përdorën  në operacione.

EkoHigjiena

Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të Republikës së Kosovës  dhe gjithashtu ekipet e EOD-së do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme që t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.