Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues për studentët e rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2022-2023.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 185 studentë të rregullt derisa kanë aplikuar rreth 350 aplikantë në programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, Juridiko-Penal, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale, si dhe në programin E-Qeverisja.
Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 05.10.2022 në ueb-faqen e universitetit.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund të paraqesin ankesë në shërbimin përkatës 48 nga shpallja e rezultateve preliminare.
Shqyrtimi i ankesave nga komisionet e programeve përkatëse bëhet më 10.10.2022
Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 11.10.2022
Regjistrimi i kandidateve të pranuar në studimet Master do të bëhet sipas këtij orari në zyrën e IT-se.
Për programet e Fakultetit te Edukimit, me datë 12.10.2022 nga ora 9.00 -11:00 dhe 13:00-15:00.
Për Fakultetin Juridik, më 12.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00-15:00
Për programet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, më 13.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00 – 15:00.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose ta vizitojnë faqen zyrtare www.uni-gjilan.net /2LONLINE/