Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete i Kuvendit komunal të Vitisë, ku për këtë takim ishin paraparë edhe pikat e rendit të ditës.
Kryetari i këtij komiteti Radovan Koçiç, ka folur për gjendjen aktuale dhe kërkesat e nevojat të komuniteteve, ndërkohë që prezantuar edhe pikat e rendit të ditës për këtë mbledhje.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete, në fokus kishin të vetmen pikë atë në lidhje me ndihmat e komunitetit kroat që jeton në komunën e Vitisë.
Ata morën vendim që gjatë muajit qershor të vizitojnë familjet kroate dhe të njihen më për së afërmi me nevojat që kanë ata, ndërkohë që të dalin edhe me një rekomandim me të cilin do ti drejtohen Komitetit për Politikë e Financa.