Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhje të rregullt. Në këtë mbledhje është diskutuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe me shumicë votash anëtarët janë pajtuar që të mbahet një fushatë vetëdijsuese rreth rreziqeve që paraqesin puset e hapura në territorin e komunës së Vitisë dhe atë në bashkëpunim me Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar anëtarët e KKSB-së për bashkëpunimin e mirë me institucionet duke theksuar se ky bashkëpunim është në interes të përgjithshëm dhe bëri me dije se komuna është e interesuar të realizoj edhe projektet konkrete të cilat ndikojnë në sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.
Kurse Hasan Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerash tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është relativisht e mirë por theksoj se me dhimbje ata kanë përjetuar mbytjën e një fëmije në një pus të hapur, kurse tha se familjes së të ndjerit ata i shprehin ngushëllime duke bërë me dije se pikërisht për këtë çështje me OSBE-në ky mekanizëm ka vendosur të ngritët vetëdija në parandalimin e rasteve të tilla.
“Pikërisht për këtë çështje ne jemi koordinuar me OSBE-në që ajo do të bënë shtypjen e materialëve që do të ndikojnë në ngritjen e vetëdijesimit të pronarëve të puseve të tilla dhe të veprohet në aspektin preventiv që mos të na përsëritën rastet e tilla. Dëshiroj të falnderoj KKSB-në pasi që shumë herë ky mekanizëm ka ngritur çështje të rëndësisë së veçantë”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Fatos Latifi, zv. Komandanti i Stacionit Policor në Viti paraqiti një raport të shkurtër mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe atë për muajin prill të këtij viti ku ndër tjerash bëri me dije se gjatë kësaj periudhe ka pasur 51 raste të raportuar nga to 43 kanë qenë vepra penale, 8 aksidente ku ndër tjerash tha 27 raste janë zbuluar ose 53% prej tyre.
Ai përmendi edhe disa raste të tjera që ndërlidhen me trafikun rrugor, armëmbajtjet pa leje etj. Gjithashtu gjatë këtij takimi ky mekanizëm njoftoj së në mbështetje të OSBE-së do të mbahet një fushatë vetëdijësuese rreth rreziqeve që paraqesin puset e hapura në territorin e komunës së Vitisë.
Edhe Imri, Emerllahu nga EVSB paraqiti disa nga shqetësimet që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë.