DYLON

Drejtori i USAID-it James Hope viziton Gjykatën Themelore në Gjilan

Drejtori i USAID-it James Hope viziton Gjykatën Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Zëvendës U. D. Kryetarit Agim Ademi, ka pritur në një takim gjatë ditës së hënë Drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, me të cilin kanë diskutuar për punën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Ademi ka njoftuar Drejtorin Hope për kushtet e mira që janë në gjykatë, të cilat janë edhe falë donatorëve të huaj, e në veçanti Misionit të USAID – it.

Një nga sfidat me të cilat përballet gjykata, Ademi ka thënë se është mungesa e gjyqtarëve dhe stafit ndihmës.

EkoHigjiena

“Për Gjykatën tonë mbetet sfidë mungesa e gjyqtarëve dhe stafit ndihmës, në rastin e pozitave të gjyqtarëve kemi me zgjatje të procedurave deri në hapjen e konkursit, ndërsa tek stafi është mungesa e buxhetit. Ne kemi nevojë për bashkëpunëtorë profesional, pasi që ata do të ndihmonin në masë të madhe gjyqtarin”, tha Ademi.

Nga ana tjetër Drejtori i USAID-it Hope, ka mbetur i kënaqur me punën që është duke u bërë në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

“Janë shumë mbresëlënëse procesi i rekrutimit të gjyqtarëve të rinj, kryerjes së lëndëve, fuqizimi i sundimit të ligjit, që është qëllimi kryesor i USAID-it dhe Qeverisë së SHBA-së. Ne e dimë, kur kemi sundim të ligjit kemi demokraci, zhvillim ekonomik, mirëqenie më të mirë, por kjo nuk arrihet me lehtësi. Ekipi i jonë është krenar që mund të ju mbështes, por mbesin ende sfida për tu tejkaluar” tha Hope.

Gjykata Themelore e Gjilanit është gjykatë model për zgjidhjen e lëndëve përmbarimore.

Për këtë Shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Berat Spahiu ka njoftuar drejtorin Hope me disa të arritura.

“Në vitin 2013 kanë qenë 16.841 lëndë përmbarimore, deri më tash i kemi kryer 12.775 lëndë, ndërsa kanë mbetur edhe 4.050 lëndë në punë. Krejt ky sukses është arritur edhe falë ndihmës nga USAID-i me angazhimin e stafit në zgjidhjen e këtyre lëndëve. Të hyrat nga zgjidhja e këtyre lëndëve arrin shifrën e 30 milionë eurove” tha Spahiu.

Rreth transparencës së gjykatës, Zv. U. D. Kryetarit Ademi ka njoftuar me publikimin e orarit të gjykimeve, procesin e publikimit të aktgjykimeve në vebfaqen e gjykatës dhe për seancat e hapura për publikun.

Më pas është zhvilluar edhe një takim mes Zv. U. D. Kryetarit dhe Drejtorit të USAID-it me zyrtarët që punojnë në zyrën përmbarimore dhe zyrtarët e ndërmjetësimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.