DYLON

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Finacna. Në fillim të këtij takimi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar anëtarë e këtij komiteti mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga Kuvendi Komunal i Vitisë, nga mbledhja e kaluar. Ai theksoi se të gjitha aktet e nxjerra janë shpallur të ligjshëm nga ana e Departamentit Ligjor i MAPL-së përveç një vendimi që ka të bëjë me caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores kushtuar dëshmorit „Safet Rexhepi“ në fshatin Zhiti.

Ndonëse në këtë mbledhje ishte e paraparë të shqyrtohen 11 pika të rendit të ditës me kërkesën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me votat e shumicës janë larguar nga rendi i ditës këto pika:

Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2019

EkoHigjiena

Informatë (raport) mbi punën e Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Informatë për Manifestimin Flakadani i Karadakut edicioni XVIII 11. Informata për KEDS-in.
Informata për KEDS-in.

Megjithatë në këtë mbledhje me shumicë votash janë votuar këto pika të cilët pritet të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendnit Komunal të Vitisë:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr.01- 410/03-71 të datës: 08.02.2018, të KKSB.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren mbi themelimin dhe strukturimi e asamblesë komunale të fëmijëve.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik për propozimin rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunale Miqësorë për fëmijë.

Ndërkaq pas shqyrtimit përkrahjen e shumicës nuk e kanë marrë këto pika:

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen qytetar nderi ishe Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani.

Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës se kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit për bashkëpunimin nder komunal me Komunën e Kllokotit në fushën e infrastrukturës rrugore.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit me nr. 01-410/03-129 i datës 28.02.2018 për formimin e komitetit për planifikim rregullim të hapësirave dhe mbrojtjen të mjedisit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.