Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika të rëndit të ditës:
-Shqyrtimi i planit vjetor 2019 dhe plani strategjik 2019 i njësisë se Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë.
-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.
-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain.
-Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë paraqitur edhe dy informata si:
-Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.
-Informatë nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.
Ndonëse për këtë mbledhja ishte paraparë të votohet edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018 me shumicën e votave të anëtarëve të këtij Komiteti, u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mblidhen e radhës.