DYLON

Ndërroi jetë profesori dhe gazetari, Tefik Selimi

Ndërroi jetë profesori dhe gazetari, Tefik Selimi
Avatar photo Redaksia

Sot, ka ndërruar jetë, profesori dhe gazetari gjilanas, Tefik Selimi,  Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes rrjetit social Facebook.

“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Familjar miq dhe dashamirë, sot me datë 24.01.2019 ndërroi jetë babai jonë Prof. Tefik Selimi pas një sëmundje të rëndë që zgjati 3 muaj.
Peër datën e varrimit dhe kohën ju informojmë prapë”.

Përndryshe, Selimi la pas vete, një bagazh shkrimesh gazetareske duke punuar e bashkëpunuar me  gazeta ditore dhe së fundi edhe me portale lokale e nacionale. Po ashtu, kontributi i tij i çmuar është dhënë edhe në sferën e arsimit ku punoi si profesor i gjuhës shqipe deri në pensionim.  Ai po ashtu është autor edhe i disa librave.

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.