DYLON

Kamenica me projekt për të rinjtë me ide inovative në ndërmarrësi

Kamenica me projekt për të rinjtë me ide inovative në ndërmarrësi
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë e Komunës së Kamenicës,  Majlinda Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim dhe Integrim, Lulzim Sejdiu dhe Esad Islami.

Në këtë takim u diskutua për implementimin e projektit “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”, i cili është i financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Me implementimin e këtij projekti 25 të rinjë të Komunës së Kamenicës do të kenë mundësi të trajnohen falas për modulet:
Hyrje në ndërmarrësi
Plan biznesi;
Marketing dhe Planifikim financiar;
Hartimi i biznesplaneve;
Aftësimi në ngritjen e fondeve dhe
Prezantimi dhe paraqitja e ideve dhe biznesplaneve

EkoHigjiena

Drejtoresha Krasniqi tha se ky projekt ka rëndësi të madhe për të rinjtë e Kamenicës që kanë ide inovative për ndërmarrësi.

“Ky projekt ka shumë rëndësi për komunën tonë dhe veçanërisht për të rinjtë e Kamenicës që kanë interesim në këto fusha. Thirrja për aplikime do të publikohet së shpejti dhe më pas mund të fillojmë me implementimin e projektit”, tha ajo.

Drejtoresha Krasniqi bashkë me Drejtorin për Kulturë Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi dhe përfaqësuesin e Zyrës për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve Leotrim Spahiu, shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fazat e projektit.