(2L ONLINE) – Në mbledhjen e 9-të të rregullt Komitetit për Politikë dhe Financa që është mbajtur sot janë shqyrtuar dy propozim rregullore si ajo për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Komunës së Vitisë dhe Propozim Rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në territorin e kësaj Komune.
Ndërkaq gjatë këtij takimi është diskutuar dhe shqyrtuar propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve si dhe është dhënë një propozim për emërimin Halil B Musliut anëtar në këtë Komision gjithashtu është shqyrtuar edhe Propozim Vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2015.
Pas shqyrtimit të këtyre pikave nga anëtarët e KPF-së ato janë votuar me shumicë votash me qëllim që të vazhdojnë tutje për në Kuvendin Komunal të Vitisë por me vërejtjet dhe sugjerimet e dhënë gjatë kësaj mbledhje.
Kryesuesi I Kuvendit Komunal, Naim Pira në fillim të këtij takimi I falënderoj të gjithë anëtarit e Komitetit për Politikë dhe Financa për Kontributin e dhënë.
“Ju falënderoj për kontributin e dhënë edhe pse e dijë se gjatë mbledhjeve të ndryshme ka pasur mendime të ndryshme. Por sidoqoftë konsideroj që është bërë një punë e madhe ku janë diskutuar dhe janë nxjerrë dokumente të rëndësishme ” u shpreh Pira. Gjatë këtij takimi anëtarët e KPF-së pasi që shqyrtuan pikat e rendit të ditës duke dhënë kontributin e tyre janë votuar me shumicë votash: propozim rregulloren për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Komunës së Vitisë ku me këtë dokument ndër tjerash parashihet ndarja e 15% të buxhetit nga subvencioneve të DKRS-së për këtë Këshillë që në vete ka edhe përfaqësues të organizatave të tjera rinore të Vitisë. Po ashtu ky Komitet me shumicë votash ka votuar edhe për Propozim Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për varrezat, mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit në territorin e kësaj Komune, e po ashtu në këtë ndryshim të rregullores parashihet edhe mbulimi i shpenzimeve të varrimit për të gjithë qytetarët e saj.
Edhe propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit mujor për anëtarin e Komisionit komunal të aksionarëve dhe është votuar për propozim vendimin për emërimin e Halil B. Musliun në këtë Komision gjithashtu është shqyrtuar edhe Propozim Vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2015.
Pas shqyrtimit të këtyre pikave nga anëtarët e KPF-së ato janë votuar me shumicë votash me qëllim që të vazhdojnë tutje për në Kuvendin Komunal të Vitisë por me vërejtjet dhe sugjerimet e dhënë gjatë kësaj mbledhje./2L ONLINE/