/2L ONLINE/ – Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i shoqëruar nga Drejtori i Administratës, Isak Sadiku si dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Vitisë, Ali Bajrami kanë zhvilluar një diskutim publik me komunitetin pakicë në fshatin Binqë dhe atë me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për vitet 2017-2019, konkretisht të listës për investime kapitale.
Gjatë këtij takimi, Drejtori Rama, i ka njoftuar komunitetin pakicë-serb të Binqës mbi buxhetin komunal për vitin në vijim duke theksuar se shuma e përgjithshme e buxhetit është 10 milion e 19 mijë euro. Rama i njoftoj ata edhe rreth mënyrës së ndarjes së buxhetit komunal duke theksuar se për investime kapitale në vitin 2017 janë paraparë 1 milion e 700 mijë euro.
Në pjesën e dytë të këtij takimi banorët kanë parashtruar kërkesat dhe nevojat e tyre për investime e ndër më të rëndësishmet ishin: përforcimin e kapaciteteve të ujit, rregullimin i disa rrugëve me zhavorr, ndriçimi publik si dhe disa kërkesa të tjera. /2L ONLINE/