Sot në Viti është mbajtur diskutimi publik mbi propozim rregulloren për pronën e paluajtshme 2019.
Gjatë këtij takimi Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama dhe Mifail Azizi, përgjegjës i sektorit të Tatimit në Pronë kanë prezantuar këtë propozim rregullore e cila ka marrë gjithashtu aprovimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, që të dalë në diskutim publik.
Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit pos që janë njoftuar me ndryshimet në propozim rregulloren e re kanë paraqitur edhe pyetjet dhe komentet e tyre mbi këtë draft dokument.