Është mbajtur sot diskutim publik lidhur me projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2023, me që rast kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, ka bërë të ditur se për gjatë 30 ditëve sa ka qenë në konsultim publik, nuk ka pasur ndonjë propozim apo sugjerim.
Në bazë të këtij plani, parashihet që gjatë muajit kalendarik të vitit të ardhshëm, të mbahet gjashtë seanca në gjashtë mujorin e parë dhe po ashtu gjashtë seanca të tjera në gjashtë mujorin e dytë.
Gjithashtu, parashihen edhe tri seanca solemne, ndërkohë që seancat e jashtëzakonshme mbahen pavarësisht zhvillimeve aktuale. Në këtë takim, u diskutua edhe për propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2023, për të cilën foli zyrtari thesarit Berat Zuka.
Ai kë njoftuar se është bërë harmonizimi i kësaj projekt rregulloreje me drejtoritë komunale. /2LONLINE/