DYLON

Ansambli “Gjilani” shkëlqeu në Festivalin e të Rinjve Ballkanik në Sandanski, Bullgari

Ansambli “Gjilani” shkëlqeu në Festivalin e të Rinjve Ballkanik në Sandanski, Bullgari
Avatar photo Redaksia

Ansambli “Gjilani” shkëlqeu ne Festivalin e të rinjve Ballkanik ne Sandanski-Bullgari.

“I ftuar si fitues i edicionit te fundit të këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit,dhe u paraqit me këngë e valle te përzgjedhura shqipe, me veshje tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli me i kompletuar ne mesin e shume shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa”, ka bërë me dije Nehat Ferati, udhëheqës i AKV “Gjilani”.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky festival ka karakter shumëkulturor dhe Ansambli Gjilani ne pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin qe ka , arriti ti rrëmbejë edhe zemrat e publikut të shumtë dhe u përcoll me duartrokitje të ngrohta.

“Falënderim te veçantë për pjesëtarët e Ansamblit që me mundë e kontribut të madhë po arrijmë këto suksese, Gjithashtu në emër të Ansamblit falënderojë ata që na mundësuan përfaqësimin e Kosovës dhe qytetit tonë Gjilanit ,ne këtë ngjarje te madhe kulturore, ” Smart Light” me pronar Sahit Abazi, “Restaurant Xixa” me pronar Besim Bllaca dhe “Caffe Bar N’shpi” me pronaret Milot R Mustafa dhe Besnik Bajrami, Ansambli ynë do te jetë mirënjohës gjithmonë”, ka thënë Ferati.

Sipas tij, këto ngjarje kulturore janë shume të rëndësishme për të ardhmen e të rinjve tanë, përveç integrimit te tyre përmes pjesëmarrjeve te ndryshme, do te kultivohen dhe ruhen vlerat tona kombëtare, andaj i bëjmë thirrje edhe institucioneve qe te gjejnë mënyra për tu mbështetur Ansambli Gjilani, sepse është një Ansambël i dëshmuar dhe profesional, si ne nivelin kombëtar ashtu dhe ne atë ndërkombëtar, dhe vlere e veçantë jo vetëm e Komunës se Gjilanit por dhe nivelit kombëtar.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.