Në Viti është mbajtur sot diskutimi publik, me kryetarët e këshillave të fshatrave, lidhur me propozim rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Vitisë.
Zyrtari komunal nga zyra ligjore Burim Sadiku, bëri ti ditur se kjo rregullore ka për qëllim organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet e vendbanimet, themelimin e këshillave lokale, kompetencat dhe përgjegjësit e tyre.
Përfaqësuesit e fshatrave, prezent të këtë takim, parqitën vërejtje dhe i dhanë sygjerimet e tyre rreth harmonizimit të kësaj propozim rregulloreje, ndër të cilat edhe ajo që parashihet të bëhet kompenzimi për 6 mbledhje brenda vitit, e që shumë e përcaktuar u kritikua nga ata.
Gjithashtu u kërkua që të fuqizohet roli i këshillave të fshatrave, respektivisht kryetarit të këshillit, për marrje të masave për ata anëtar të cilët nuk vijnë në takime për disa mbledhje me radhë, në mënyrë që të zëvendësohen. /2LONLINE.com/