Autoritetet policore nga drejtoria Rajonale e Gjilanit, në raportin e tyre për 24 orët e fundit, kanë bërë me dije për një rast “Person i zhdukur”.
Ankuesi ka lajmëruar në polici se djali i tij, pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani, ishte lajmëruar se është në stacionin e trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë, por se më nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Raporti i policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Rumani 25.07.2021 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull kosovar pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani ishte lajmëruar se është në stacionin e trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë dhe që nga ai moment nuk kanë arritur të kenë asnjë kontakt me të. Rasti në hetime.