(2LONLINE) – Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Njazi Rexhepi” në Tërstenik të Vitisë, në vigjilje të 6 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kanë inauguruar objektin e ri të shkollës e cila do ti mundësoj kushte më të mira për punë dhe mësim.
Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke j drejtuar të pranishmëve theksoi se Vitia ka traditë në fushën e arsimit dha hapjen e shkollave të para shqipe në Stubëll të Epërme dhe në Pozheran.
“Kjo shkollë është vazhdimësi e shkollave të para shqipe në Stubëll dhe në Pozheran. Këtu në këtë objekt të ri, do të edukohen breza që do të vijnë. Besojmë se tani me këtë objekt të ri, kushtet e mira ekzistojnë dhe hapësira shkollore është e mjaftueshme, andaj jemi shumë të vetëdijshëm se sukseset dhe rezultatet e mira nuk do të mungojnë. Shprehi falënderime stafit dhe gjithë personelit të shkollës fillore në Terstenik për punën e mrekullueshme që po bëjnë në edukimin e fëmijëve të cilët janë e ardhmja e jonë. Njëkohësisht shprehi falënderime edhe ish qeverisë së kaluar dhe ish kryetarit për punën që kanë bërë duke I dhënë hapësirë këtij projekti që po e inaugurojmë sot”, është shprehur Haliti.
Ndërsa drejtori I shkollës Naim Nuredini, fjalën e tij e fokusoi në historinë e shkollës shqipe dhe në përvjetorin e 6 të shpalljes së pavarësisë së vendit. Prerjen e shiritit e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti, drejtori i arsimit dhe ai shkollës, përfaqësuesi KFOR-it dhe një nxënëse e kësaj shkolle.
Projekti I shkollës fillore në Tërstenik që ka filluar vitin e kaluar është investuar nga buxheti komunal I Vitisë dhe kap shumën mbi 125.000 euro. Në këtë shkollë e cila do ti ketë 5 klasë, vijojnë mësimet mbi 200 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën. /2lonline/