Në selinë e UEFA-s sot është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 për U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, e ku FFK-në në short e përfaqësojë Sanije Krasniqi, njofton FFK
Për eliminatoret e grupmoshës 19-vjeç UEFA ia ka besuar turneun kualifikues FFK-së, teksa në Ligën B në Grupin B5 së bashku me Kosovën do të jenë Bulgaria dhe Gjibraltari. Ky event do të zhvillohet prej 7 deri më 15 nëntor 2022.
Ndërkohë, shorti për grupmoshën 17-vjeç Kosovën e ka vendosur në garë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, në kuadër të Grupit B2 të Ligës B.
Nikoqire e turneut kualifikues do të jetë Shqipëria prej 18 deri më 24 tetor 2022, njofton FFK. /2LONLINE/