Ministria e Punëve të Brendshme, mbajti ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta mes banorëve të dy vendeve .
“Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat përkundër kufijve, na shtynë të angazhohemi për lehtësimin e zhvillimit të jetës dhe veprimtarisë së tyre. Duke njohur mirë këtë, jemi sot këtu të angazhuar si dy shtete që të lehtësojmë çdo procedurë që vështirëson zhvillimin dhe bashkëpunimin e tyre”- tha Sveçla.
Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie në një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Emilija Rexhepi, theksoi se Qeveria e Kosovës me udhëheqjen nga Albin Kurti, e ka si përparësi avancimin e jetesës së qytetarëve dhe të bënë të mundur të jenë afër këto dy religjione.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministri Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski, i cili u shpreh se bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës , për kalimin kufitar shënoj një gjë shumë të mirë për të dyja vendet duke përfshirë edhe patrullimet e përbashkëta.
Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi deri më tani është i shkëlqyeshëm dhe hapja e sotme është bërë për kalimin kufitar që do të jetë i sigurt nga tipi lokal dhe që është në interes për qytetarët lokal dhe qarkullimin e tyre për çështje ekonomike apo private.
Gjatë kësaj ceremonie ministri Sveçla shtoj se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të adresojë çështje me interes të përbashkët për qytetarët e dy vendeve tona në mënyrë pro aktive dhe me projekte konkrete, dhe se ky është hapi i parë për rajonin që ka shumë potencial për turizëm që në të ardhmen do të ndihmojë edhe në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. /2LONLINE.com/