Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit, Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale (QPS), Mursel Zymberi, pritën në takim zyrtarët nga misioni i OSBE-së, në Kosovë, Arijeta Rrotlla dhe Arben Shehu.
Në takim u diskutua rreth ligjit për financimin e programeve të veçanta për banim, specifikisht programi trevjeçar për banim social.
“Aktualisht nga banimi social në komunën tonë përfitojnë 53 familje, dhe 57 të tjera përfitojnë nga subvencionimi i qerasë”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani. /2LONLINE/