Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, priti sot në takim ekspertë të Programit për Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE), në përbërje të z. Mario Pellegrino, z. Eric Stephan dhe z. Massimiliani Moro.
Temë e diskutimeve të përbashkëta gjatë këtij takimi ishte Kapitulli XXVII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me veprat penale kundër mjedisit, duke përfshirë, rezultatet, sfidat dhe nevojat e Prokurorit të Shtetit për trajtimin sa më profesional të këtyre rasteve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit më partnerët ndërkombëtar për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të takimeve dhe punëtorive të përbashkëta me prokurorët – koordinatorë për veprat penale kundër mjedisit.
Në fund të takimit Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi ekspertët e HAPE-së për ofrimin e mbështetjes për prokurorët e shtetit dhe shprehu angazhimin institucional në luftimin e veprave penale kundër mjedisit. /2LONLINE/