DYLON

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave
Avatar photo Redaksia

Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe të Akcizave (08/L-247), ka hyrë në zbatim, njofton Dogana e Kosovës.

Ky kod i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset. Kodi i Ri i Doganave dhe Akcizës përmban një sërë përmirësimesh dhe ndryshimesh që do të kenë një ndikim pozitiv në operacionet doganore dhe proceset e akcizës.

EkoHigjiena

Disa nga pikat kryesore të këtij kodi përfshijnë:

a) Kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë procesin e importit dhe eksportit të mallrave. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kohës dhe kostove për bizneset.

b) Implementimi i teknologjive të reja do të përmirësojë menaxhimin dhe monitorimin e mallrave, duke rritur sigurinë dhe transparencën në proceset doganore.

c) Masa të reja janë parashikuar për të përmirësuar kontrollin dhe monitorimin e mallrave, duke ndihmuar në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera ilegale.

d) Kodi i ri është në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, duke e bërë sistemin tonë doganor më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregtinë globale.

Dogana është e përkushtuar të ofrojmë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe bizneset tona, dhe besojmë se këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit, njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.