Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, sot ka mbajtur një takim me kandidatët për këshilltarë komunal të cilët do të garojnë për zgjedhjet e 22 tetorit.
Kryetari i AAK-së, Rexhep Kadriu me qellim të mobilizimit të kandidatëve për këshilltarë, ka kërkuar angazhim maksimal për të kërkuar votën e qytetarëve të Gjilanit dhe njëherësh angazhim maksimal për të hyrë në balotazh edhe në garën për kryetar të Komunës së Gjilanit, të cilën e synon ai.
Kadriu, kandidatëve për këshilltarë komunal i përcjelli edhe përshëndetjet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njeherësh edhe kryetar i AAK-së.
“AAK-ja në Gjilan garon me 38 kandidatë me një listë shumë cilësore që pritet të dominojë në Kuvendin Komunal të Gjilanit pas datës 22 tetor 2017”, u shpreh kryetari i AAK-së, Rexhep Kadriu.