Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës së Cërrnelit.
Kjo rrugë parashihet të asfaltohet në një distancë mbi 1 kilometër e gjysmë dhe është shumë I mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti.
Rruga lidhet me rrugën alternative që shpie në Mogillë dhe Viti dhe është mirëpritur nga banorët pasi që pjesa dërmuese e bujqve të këtij fshati, e shfrytëzojnë atë për qasje në tokat bujqësore.
“Kjo rrugë, pos që do të mundësoj qarkullimin për qasje më të lehtë në tokat bujqësore, kualiteti I së cilës konsiderohet si më i mirin ë komunën e Vitisë, gjithashtu lidh edhe fshatrat Mogillë, Skifteraj, Budrikë e Remnik.
Ky projekt rrugës në Skifteraj, do të jetë shumë i dobishëm edhe për finalizimin e projektit të Zonës Industriale”, tha kryetari Haliti gjatë vizitës së punimeve gjatë asfaltimit të rrugës.
Ndërsa, Isa Sadiku, banorë i fshatit Skifteraj, falënderoi institucionet komunale për realizim të këtij projekti, si dhe theksoi se është shumë i domosdoshëm. /2LONLINE/