DYLON

Derbi lokal Gjilani – Drita përfundon pa fitues, ndërkohë që Llapi deklason Ballkanin

Derbi lokal Gjilani – Drita përfundon pa fitues, ndërkohë që Llapi deklason Ballkanin
Avatar photo Redaksia

Derbi më i madh kosovar, ai lokal i klubeve gjilaanse, SC Gjilani dhe FC Drita, ka përfunduar pa fitues, pasi skuadrat kanë barazuar 1 me 1. Ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Llapi si mysafirë ka deklasuar Ballkanin me rezultat 4 me 1.

Ishin këto dy takimet e fundit me të cilat përmbyllet java e 16-të e “Albi Mall” Superligës  së Kosovës në futboll.

EkoHigjiena

Kur jemi te derbi gjilanas, ishte skuadra e Gjilanit ajo që kaloi  e para në epërsi, me golin e Zabërgjës në minutën e 67-të të takimit, për t’u barazuar rezultati në minutë ne 83-të me golin e shënuar nga Ajzeraj.

Ndonëse Gjilani u përpoq ta ruaj këtë epërsi edhe me ndërrime që u bënë nga trajneri Ramadani, ajo nuk ia doli, megjithatë mund të thuhet se një pikë e fituar është e mirëseardhur për klubin, ndërkohë që skuadra e Dritës lëshoi një rast tejet të mirë, humbjen e Ballkanit, për ta thelluar akoma avantazhin në pikë ndaj kësaj skuadre, rivale e drejtpërdrejt për kampion, pasi ajo e ndjek pas si e dyta por rikujtojmë se ka tri lojë më pak të zhvilluara se Drita.

Sidoqoftë, FC Drita vazhdon të jetë liderë në tabelë me 32 pikë nga këto 16-të javë, ndërkohë që ndiqet nga Ballkani që ka 5 pikë më pak, por edhe tri ndeshje të pazhvilluara.

Ndërkohë, SC Gjilani që ka problemet e saj si klub, me këtë pikë të fituar shkon në kuotën e 24 pikëve, të grumbulluara  nga këto 16 javë dhe mbanë pozitën e tretë, duke e lënë një pozitë më poshtë Prishtinën, pasi ajo ka 1 pikë më pak se Gjilani, por edhe një ndeshje të pazhvilluar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.