Senjol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e kombëtares,15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit.
Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të Beshiktashit dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.
66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë, pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Evropianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022, që zhvillohet në Katar.