Turqia shprehet e gatshme të mbështesë edhe më tutje për FSK-në, me shkollime, trajnime si dhe pajisje, si dhe mbështetjen e Kosovës edhe në mekanizmat ndërkombëtarë dhe në NATO.
Kështu ka deklaruar Komandanti i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, gjatë një vizitë në FSK, ku u takua me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Në takimin e përbashkët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati e njoftoi gjeneralin Akar mbi zhvillimin dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë fazë në të cilën aktualisht gjendemi.
Gjithashtu, gjeneral Kastrati e falënderoi gjeneralin Hulusi Akar dhe delegacionin turk mbi për rezultatet dhe dobitë e FSK-së si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në shumë fusha të precizuara edhe me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet të dyja ministrive dhe të dyja forcave.
Komandanti i FSK-së e njoftoi mysafirin gjithashtu edhe mbi procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës(R SSS) dhe çështje tjera relevante mbi FSK-në dhe bashkëpunimin Kosovë- Turqi në fushën e sigurisë. Për RSSS dhe rekomandimet e dala nga procesi një prezantim para delegacionit turk e paraqiti, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli.
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në krye me gjeneralin Hulusi Akar u takuan gjithashtu edhe me ministrin për ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun me të cilin u biseduan çështjet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm të dyja ministrive dhe të dyja Forcave.
Në pritje të gjeneralit turk, ishin të pranishëm edhe Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore( KFT), gjeneral major Rrahman Rama, gjeneral brigade Bashkimin Jashari, gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi si dhe Kolonel Hasan Hoxha.
Vizita e Komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralit me katër yje Hulusi Akar në Ministrinë për For cën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kuadër të frymës së mire të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.