Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur tryezë me temën “Gjendja dhe sfidat në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare në Luginën e Preshevës”, në bazë të projektit të tij “Forcimin e stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare”.
Tryeza në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare është vazhdimësi e produktit dhe hulumtimit disa mujor në të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar në analizën e tyre.
Në këtë tryezë të ftuar ishin bartës të institucioneve që ndërlidhen me çështjen e simboleve dhe organizatat vendore.
Diskutimi rreth kësaj çështje të ndejshme dha një përkufizim në problematikën e unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës.
OJQ-të si problem në veprim i shihnin vetë politikanët shqiptar, po ashtu edhe mosgatishmërinë e Qeverisë së Serbisë në zgjidhjen e çështjeve parësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në këtë tryezë u dhanë edhe disa rekomandime tjera se a është bërë dhe ç’duhet të bëhet në të ardhmen në zgjidhjen e problemeve në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare .
video: Titulli.com