Përfaqësuesit e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë morën pjesë në seancën e organizuar nga Trupit Koordinues në të cilën u shqyrtuan raportet e kaluara, aktivitetet dhe projektetet e realizuara.
Zoran Stankoviq, kryetar i këtij institucioni theksoi se për vitin 2017 është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dedikuar komunave në Jug të Serbisë, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se qeveria e Serbisë ndanë edhe mjete tjera siç janë bursat, libra shkollor falas dhe subevencione të ndryshme.
Në takimin e sotëm morën pjesë Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi, Nebojša Arsiq, Junuz Musliu dhe deputetët popullor nga Bujanoci Fatmir Hasani e Nenad Mitroviq.
Trupit Koordinues për vitin 2016 kishte ndarë 255.5 milion dinarë buxhet edhe ate për Bujanoc 144.4 milionë, Preshevë 105 milionë dhe Medvegjë 36.1 milionë dinarë ndërsa krahasuar me vitin 2017 buxheti është rrit për 4.5 milion dinarë.