Me qëllim të tejkalimit të krizës në Luginën e Preshevës, Qeveria e Unionit Serbi Mali i Zi,themeloi Trupin Koordinues qeveritar dhe përkundër arritjes së marrëveshjes së paqes dhe miratimit ndërkombëtarisht të planit qeveritarë për rivitalizimin e rajonit, kjo nuk u arrit.
Ndërkohë, për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, për sa i përket projekteve zhvillimore, buxhetin në mënyrë simbolike e ndanë Trupi Koordinues, shkruan Titulli.com.
Deputeti Riza Halimi, Trupin Koordinues e sheh si element për pengimin e zhvillimit të këtij rajoni e assesi për tejkalim të krizës.
Sevdail Hysenin, përfaqësues i shoqërisë civile, mendon se Trupi Koordinues vazhdon të funksionoj me qëllim të krijimit të përçarjeve, frustrimeve politike dhe krijimit të skenarëve të ndryshëm në Luginë e jo për zhvillim dhe mirëqenie sociale, raporton Titulli.com.
Që pas atentatit ndaj ish kryeministrit Gjingjiq, në vitin 2003, në krye të Trupit Koordinues vazhdimisht janë emëruar figura të cilët asnjë herë nuk janë marë seriozisht me problemet zhvillimore në Luginë, vlerësuan përfaqësuesit e jetës publike në këtë zonë.