Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paaurotizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’. /2LONLINE/