Të dielën fillojnë ndeshjet e javës së 17-të në Superligë, njëherit mbyllet stinori vjeshtor. Drita do të udhëtojë në Mitrovicë për ndeshjen e radhës ndaj Trepces 89’.
Pas eliminimit të Dritës në garën për Kupën e Kosovës nga Ballkani, Drita duhet të jetë e kujdesshme që të mos bëjë ngecje në garën e vetme për trofe, atë të titullit kampion, shkruan 2LONLINE.com.
Të gatshëm për këtë sfidë janë edhe tifozët ‘kaltërebardhë’ të Dritës, të cilët kanë organizuar udhëtim për të dielën në Mitrovicë.
“Ku lun kjo DRITA, aty na jena
Intelektualët do të udhëtojnë për të mos e lënë vetëm Dritën, në këtë betejë shum të rëndësishme”, kanë shkruar “Intelektualët” në Facebook.
Drita që është e dyta në tabelë me 31 pikë, pas Ballkanit që ka 34, nuk duhet të bëjë hap të gabueshëm dhe të humb vendin e dytë.
I treti në tabelë është rivali lokal Gjilani me po aq pikë, 31 sosh, ndërsa klubet gjilanase po ndiqen nga Prishtina me 30 pikë, që në rast të fitores ndaj Gjilanit që e zhvillon nesër, mund të dal e dyta.
Superliga kurrë nuk ka qenë më e ‘zjarrtë’ se këtë vit, andaj cdo pikë e humbur mund të kushtojë shumë në fund.
Të gatshëm për këtë sfidë janë edhe tifozët ‘kaltërebardhë’ të Dritës, të cilët kanë organizuar udhëtim për të dielën në Mitrovicë./2LONLINE.com/