Trepça ‘89 ka bërë ankesë për aktivizimin e lojtarit 17 vjeçar të Dritës, Ardit Mustafa, i cili nuk ishte i licencuar për t’u aktivizuar në Super Ligë. Aktivizimi i lojtarit u bë në duelin që Drita e humbi 2:1 nga Flamurtari.
E njëjta ankesë kërkon heqjen e 9 pikëve të Dritës nga tabela e Ipko Superligës së Kosovës.
Në rast se kjo ndodh, atëherë Drita nga 48 pikë sa ka momentalisht në pozitën e 4 do të zbriste në 39 pikë në pozitën e 9-të atje ku është Trepça ‘89 momentalisht dhe rrjedhimisht do t’a dërgonte atë në zonën e barazhit.
Ndeshjen e fundit Drita do t’a luajë ndaj Ballkanit dhe në rast të një dënimi të tillë atëherë ajo është shpëtimin nga barazhi.