DYLON

Reagon Drita, “Jemi konform rregullave të FFK-së”

Reagon Drita, “Jemi konform rregullave të FFK-së”
Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni në fuqi, Drita ka reaguar pas shkrimeve dhe paralajmërimeve se mund të dënohet me 9 pikë për shkak të futjes në lojë të një futbollisti të paregjistruar per Superlige.

Në njoftimin e Dritës, thuhet se nuk ka asnjë parregullësi dhe gjithçka është konform rregullave të FFK-së.

“Duke parë që nëpër portalet tona po qarkullojnë lajme se kinse klubi jonë FC DRITA mund ti humbë 9 pikë për shkak të parregullsive në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit, përmes këtij reagimi dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës që ne si kampionë aktualë jemi shumë të vëmendshëm në vendimet që i marrim dhe se nuk ka asnjë parregullësi dhe gjithqka është konform rregullave të FFK-së!

EkoHigjiena

Këtë gjë e kemi dëshmuar më së miri edhe në garat ndërkombëtare andaj i ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë të qetë për këtë situatë që është krijuar” thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.