Apo, analogjia e trekëndëshit të Bermudeve si problem mistik i përbimjes së kujtdo qoftë që prek terrenin “përrallor” brenda saj.
Shkruan: Gani NEZIRI
Tani më është e kuptueshme se lakmia për të arritur në majat e pushtetit politik është ambicie krejtësisht e natyrshme, njerëzore.
Depërtimi në hierarkinë politike është “goxha lezet” edhe sikur të jesh diku në bishtin e pushtetit. Por, të ngjitesh ndonjë shkallë më lart, “lezeti” është ndonjë shkallë më i shtuar.
Prandaj, pse të mos përdoren gjitha format e të gjitha mjetet (madje, edhe të “palejueshme” – ruana Zot)?!
Poli-etikët, nuk e di a e dinë apo nuk e dinë se; Demokracia lejon shumëçka por, nuk duron gjithëçka?! Apo, ndoshta edhe nuk u bënë përshtypje aspak kjo teori.
Trekëndëshi i Bermudeve si problem mistik i shumë hipotezave dhe dilemave, nga më të ndryshmet që mund të imagjinoi mendja njerëzore është trishtim i gjithë atyre që i detyrohen kalimit rreth koordinatave të saja.
Po ashtu, edhe Trekëndëshi poli-etik i lakmisë së skajshme për pushtet (sado që në pamjen e parë duket krejt normal) kujtoj se, në perspektivë është me pak shpresë, ose, që të mos them i paarritshëm.
Ndërsa, jam shumë i sigurt se; është i padurueshëm, i pakuptueshëm, i lajthitshëm, ose, (mbani në mend) i pazbatueshëm, jo funksional – i dështueshëm.
Dhimbshëm më tingëllon përbesë!
Mbështetja e shpresës politike mbi bazën e “teorisë së mashtrimit” është gropa mbi të cilën fundoset vet krijuesi i saj.
Në pikëpyetje mbetet veçse koha dhe mënyra!