Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu i Gjelbër”, ka filluar veprimtarinë e saj para dy muajsh dhe dita-ditës po konsolidohet dhe po rritet fuqishëm.
Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj Ndërmarrje, Avdyl Jerliu është takuar me ish-punëtorët e ndërmarrjes Eco Higjiena të larguar nga puna para disa muajsh dhe i ka njoftuar me vendimet e fundit të cilat i kanë marrë në raport me këta punëtorë.
“Në bashkëpunim të ngushtë me aksionarin, në këtë rast Komunën e Gjilanit, kemi vendosur që mos të mbeteni rrugëve të papunë e kur dihet se disa prej tyre këtu te Tregu, e keni pasur vendin e punës edhe më herët”, ka thënë Avdyl Jerliu, kryeshefi ekzekutiv, në njoftimin që ua bëri punëtorëve, për këtë çështje.
Punëtorët e pranuar e falënderuan Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen që ju kanë bërë sa herë që ata kanë pasur nevojë të takohen me të dhe ti shprehin shqetësimet e tyre, ka thënë Jerliu.