Autoritetet policore kanë bërë me dije se për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gjilan, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas një mosmarrëveshje, gjashtë të dyshuar, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit.
Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një 22 vjeçar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër 29 vjeç, është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.
Raporti i policisë:
VRASJE E RËNDË
Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/