(2L ONLINE) – Një gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarit I. P. në kohëzgjatje prej 3 (tre) muaj burgim efektiv.
Gjykata gjeti se i akuzuara I. P., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pasi qëi njëjti me datë 10.10.2013 në kohë të pacaktuar në Spitalin Regjional në Gjilan në cilësinë e mjekut kryesor me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore të dëmtuarës F. K. nuk ka përdorur masat e nevojshme higjienike, në atë mënyrë qëgjatë operacionit të dëmtuarës, gjatë mbylljes së plagës nga brendia nuk ka hequr të gjitha gazat, ashtu që një nga këto gaza nga mos kujdesi e ka lënë brenda plagës së të dëmtuarës. Me datën 29.10.2013 është dashur të intervenohet në të dëmtuarën F. K. për të hequr këtë gazë nga plaga, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore.
Të akuzuarit ka për të ju llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. /2L ONLINE/