Ferizaj bëri befasinë e madhe duke arritur të mposht Llapin me rezultat 4-2 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull, pasi futbollistët e Ferizajt u sulmuan pas pjesës së parë në objektet brenda stadiumit.
Drejtori sportiv i Ferizajt tregon sherrin që ndodhi.
“Kryesia e klubit të Ferizajt është e indinjuar me pritjen që i është bërë në Llap. Na kanë sulmuar tre lojtarë tonë, ndërsa njëri është i gjakosur. Ne nuk kemi pasur me dalë në fushë në pjesën e dytë, por pas një bisede mes kryesisë dhe shtabit vendosëm të kthehemi dhe ta vazhdojmë lojën. Këso pritje nuk duhet të ndodhin dhe këtë nuk e kemi pritur nga Llapi. Ferizaj deri më tani i ka humbur katër ndeshje në shtëpi dhe në të katër ndeshjet ne i ia kemi uruar fitoren kundërshtarit”, ka thene Nadir Haxhimusa per Telegrafin.