Zvicra U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin. Në mesin e 23 futbollistëve të ftuar, katër prej tyre janë me prejardhje nga Kosova.
Andi Zeqiri, Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe futbollisti nga Tetova Nedim Bajrami janë përfshirë në këtë listë.
Në mesin e tyre nuk është edhe Elvis Regjbecaj që mund të bashkohet me Kosovën.