/2L ONLINE/ – Asambleja e kombeve të bashkuara,në vitin 1992 shpalli tre dhjetorin dit ndërkombëtare të P.A.K. Delegatët e Republikës së Kosovës aprovuan deklaratën për Pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila hyri në fuqi me 15 qershor 2008. Nga kjo kohë ka hy një etapë e re për jetën politike, shoqërore, ekonomike për qytetarët e Republikës së Kosovës, në këtë rast etapë e re është edhe për P.A.K. Institucionet e Kosovës tani janë të pavarura në sjelljen e ligjeve, dhe akteve tjera ligjore me të cilat rregullojnë të drejtat dhe përgjegjësit e qytetarëve edhe në fushën e të drejtave të njeriut,e në veçanti për të drejtat të P.A.K. janë nxjerr ligje dhe udhëzime administrative të reja me të cilat janë avancuar të drejtat e P.A.K
Jo rrallë në kohën që po jetojmë diskriminimi,mundësit jo të barabarta për edukim,punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri janë fakte të shpeshta të jetës së personave me aftësi të kufizuara.
Po thuaj se në gjithë boten situata e tyre ishte shpesh e harruar dhe ata përjashtoheshin nga shoqëria e gjerë. Në kuptimin e thjesht të fjalës “Aftësi e kufizuar” nënkupton kur një person nuk mund ta kryen një veprim të caktuar pa ndihmën e dikujt apo ndihmën e një mjeti ndihmës, ndërsa të tjerët atë veprim e bëjnë me lehtësi.
Në nenin 1 të konventës ndërkombëtare mbi të drejtat e P.A.K. Thuhet se ,,persona me A.K. konsiderohen ata persona që kanë dëmtime fizike afatgjate, intelektuale ose shqisore që në ndërveprim me pengesa të ndryshme mund ta pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efikase në shoqëri dhe në baza të barabarta në shoqëri me të tjerët”.
Në botë jetojnë mbi 600 milion njerëz të cilët jetojnë me vështirësi dhe mungesën e qasjes në të drejtat themelore të tyre.
Problemet e mos përshtatshmërisë nuk lindin domosdoshmërish nga dëmtimet e lëvizshmërisë, dëmtimet vizuale ose dëgjimore, por me shumë janë rrjedhojë e vendimeve politike në ndërtimin e shkallëve për shembull dhe jo pjerrinave, ofrimi i informatave vetëm në versionin e shkruar në letër,ose heqjen dorë nga gjuha e shenjave ose forma tjera të komunikimit.
Në dekadat e fundit,qasja ndaj p.a.k.ëshë ndryshuar,edhe kta kan filluar të shihen si zotërues të të drejtave te tyre.Qasja ndaj a.k. e bazuar në të drejtat në thelb nënkupton vështrimin e p.a.k.si subjekt të ligjit,ku qellimi i tij final është fuqizimi i p.a.k.dhe sigurimi i pjesmarrrjes aktive të tyre në jetën politike,sociale,dhe kulturore,në menyrën e cila ashtë plot rrespekt dhe e pershtatshme ndaj dallimeve të tyre.
P.A.K. në Kosovë historikisht kanë qenë të lënë jashtë rrjedhave kryesore të shoqërisë . Ata janë shikua si persona pasiv, të pazot dhe të paaftë të marrin vendime dhe përgjegjësi për vetveten. Gjendja e P.A.K. në Kosovë u rëndua akoma më tepër sidomos në vitet 1989 ku me rrënimin e institucioneve të Kosovës njëkohësisht rrënohet edhe mundësia e veprimit të organizatave të P.A.K.të cilat synonin në përmbushjen e nevojave bazë të P.A.K. dhe integrimin e tyre në shoqeri. Pas përfundimit të luftës në Kosovë u krijuan rrethana të reja shpresëdhënëse për një ndryshim sa i përket çështjes së P. A.K.
Shpallja e Pavarësisë dhe nxjerrja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i siguron institucionet e Kosovës të mbështesin sistemin e të drejtave të njeriut duke përfshirë pengimin e diskriminimit të çfarëdo lloji.
Bazuar në të dhëna statistikore të HANDIKOSIT në Kosovë janë: mbi 18.000 persona me A.K. të evidentuar. Në Kosovë ka mungesë serioze të informatave dhe statistikave të sigurta mbi shtrirjen e A.K .ku sipas (organizatës botërore të shëndetësisë) në një shtet 5 –deri në7% e popullsisë janë P.A.K. që jetojnë. Vlerësimet ndërkombëtare thonë se në Kosovë mund të jen rreth 150.000 P.A.K. dhe gjendja e tyre është jo e mirë.
Duke u bazuar në aspektin e të drejtave të njeriut, Handikosi është angazhuar në pjesëmarrjen e plotë të P.A.K. në shoqërinë kosovare. Personat me aftësi të kufizuara janë pjesë natyrale integrale e shoqërisë në tërësi dhe atyre duhet t’u ofrohet mundësia që për mes përvojës, ideve, talenteve dhe kapaciteteve te tyre të kontribuojnë në zhvillimin kombëtarë dhe ndërkombëtarë. /2L ONLINE/